Brazili pret biletën për në “Katar 2022”, festojnë edhe Kili me Perunë

Brazili është kombëtarja e parë në Amerikën Latine që siguron një biletë për në Kupën e Botës “Katar 2022”. Skuadra e Tite ka triumfuar me rezultatin 1-0 kundër Kolumbisë, me një gol të Lucas Paqueta.

Tashmë Brazili numëron 18 pikë më shumë se Uruguai, skuadër të cilën brazilianët e kanë mundur dy herë dhe kështu mund të festojnë që tani kualifikimin në Botëror.

Hapa përpara ka bërë edhe Kili, që është ngjitur në vendin e katërt pas fitores në transfertë kundër Paraguait.

Një autogol i portierit Silva në fillimin e pjesës së dytë e nderoi Kilin, që tani numëron 16 pikë pas nisjes së dobët të kualifikueseve.

Shpreson edhe Peruja, që ka mposhtur në shtëpi Bolivinë me rezultatin 3-0. Ky duel u vendos në pjesën e parë, kur shënuan Lapadula, Cueva dhe Pena, që i mbyllën llogaritë e kësaj ndeshje. / oversport.tv