Kombëtarja braziliane ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Tite për ndeshjet e ardhshme që do të luajë “Selecao”.
Brazili do të luajë kundër Ekuadorit në 27 janar dhe ndaj Paraguait në 2 shkurt, ndeshjet e radhës kualifikuese të Kupës së Botës, Katar 2022.
Skuadra e drejtuar nga Tite është kualifikuar tashmë për në fazën finale të këtij turneu. Alex Sandro është përfaqësuesi i vetëm i Serie A në skuadrën braziliane për këto 2 takime.
Ja dhe lista e plotë e Brazilit për këto dy ndeshje:
Portierë: Alisson, Ederson, Weverton.
Mbrojtës: Dani Alves, Emerson Royal, Alex Sandro, Alex Telles, Militao, Gabriel Magalhães, Marquinhos, Thiago Silva.
Mesfushorë: Casemiro, Fabinho, Guimaraes, Gerson, Fred, Coutinho, Paquetà.
Sulmues: Raphinha, Antony, Rodrygo, Everton Ribeiro, Gabriel Jesus, Vinicius Junior, Matheus Cunha, Gabigol.