Brazili shpall listën për kualifikueset e Katar 2022, grumbullohen edhe Alex Sandro dhe Danilo

Alex Sandro dhe Danilo, dy lojtarët brazilianë të Juventusit, janë futur në listën e lojtarëve që trajneri i Brazilit, Tite, do të grumbullojë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës, Katar 2022.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Alisson, Ederson, Weverton, Danilo, Emerson, Alex Sandro, Guilherme Arana, Militao, Lucas Verissimo, Marquinhos, Thiago Silva, Casemiro, Edenilson, Everton Ribeiro, Fabinho, Fred, Gerson, Lucas Paqueta’, Antony, Gabriel Barbosa, Gabriel Jesus, Matheus Cunha, Neymar, Raphinha, Vinicius Junior.

Brazili do të luajë në Karakas kundër Venezuelës në 7 tetor, kundër Kolumbisë në Barranquilla në 10 tetor dhe do të presë në Manaus, Uruguajin në 14 tetor.

Megjithëse nuk është vendosur akoma fati i ndeshjes së ndërprerë me Argjentinën, Brazili qëndron në krye të renditjes së kualifikueseve të Kupës së Botës për Amerikën Latine, me pikë të plota pas 8 ndeshjeve të luajtura. /Oversport.tv