Brdaric e Shehi pa shumë dilema, si pritet të rreshtohen Vllaznia e Tirana

Vllaznia-Tirana është dueli më i rëndësishëm i javës së shtatë në Abissnet Superiore. Trajnerët Thomas Brdaric dhe Orges Shehi thuajse e kanë ndarë mendjen për formacionet që do të rreshtojnë, përpos ndonjë dileme në ndonjë pozicion.

Shkodranët nuk kanë për këtë ndeshje kapitenin Erdenis Gurishta, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Në vend të tij ka shumë shanse të luajë Abdurrahman Fangaj, edhe pse fillimisht u mendua so do aktivizohet Arsid Kryja.

Në mesfushë rikthehet Krymi, që do të ketë në krah Heric. Da Silva e Latifi do ndihmojnë Aralicën nga krahët, kurse pas sulmuesit pritet që të luajë Djurdjevic. Te Tirana mungon vetëm Najdovski.

Me shumë gjasa titullar sot rikthehet Redon Xhixha, në të majtë të sulmit. Një opsion është edhe aktivizimi i njërit mes Muçës dhe Zhivanajt para mbrojtjes, për të zhvendosur më pas në të djathtë Tolin.

VLLAZNIA-TIRANA, FORMACIONET E MUNDSHME

VLLAZNIA: Zogoviç, Fangaj, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Heriç, Da Silva, Djurdjevic, Latifi, Aralica Trajner: Thomas Brdaric

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismailgeci, Toli, Seferi, Totre, Limaj, Xhixha, Ngoo. Trajner: Orges Shehi

/ oversport.tv