Pas barazimit 1-1 me Partizanin, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric u ndal përpara mediave për të komentuar takimin. Ai u shpreh se kartoni i kuq i dëmtoi shumë ata, pasi me 11 lojtarë mund ta kishin fituar takimin.
NDESHJA- “Ishin disa pika kyçe që ndikuan këtë takim. Mendoj se kartoni i kuq që ne morrëm dhe ishim me 10 lojtarë na ndikoi shumë keq. Do të ishte mirë ta mbyllnim lojën me 11 vetë dhe për mendimin tim do të merrnim tre pikët sot”.
TITULLI- “Ne besojmë se jemi në gjendje të fitojmë çdo ndeshje. E rëndësishme është që të mbyllim çdo ndeshje me 11 lojtarë. Me fitoret që mund të arrijmë, mund të rritemi të gjithë së bashku”.
MINUTAT E PARA- “Kemi humbur topin në disa zona të caktuara të fushës ku duhet të penetronim në zonat e ngushta, në mënyrë që të krijonim hapësira dhe të krijonim mbingarkesë ndaj lojtarëve kundërshtarë. Megjithatë, kjo gjë nuk ndodhi dhe ekipi humbiste topin në çaste të caktuara”.
REAGIMET- “Unë jam një njeri emocional dhe një person që duhet të rri më shumë nën kontroll. Megjithatë nuk mund të rri i heshtur për disa çështje të cilat janë të papranueshme”. /oversport.tv