Brdariç: Jam krenar për këtë Vllazni, dua fitoren për të kënaqur tifozët

Edhe trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ka folur për mediat në prag të klasikes kundër Tiranës, që do të luhet nesër në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Tekniku gjerman flet për kundërshtarin dhe gjendjen e skuadrës së tij dhe dëshirën për të fituar këtë sfidë për tifozët.

“Është një ndeshje e veçantë, jemi të përgatitur për këtë ndeshje të madhe. Do të luajmë kundër Tiranës e cila është një skuadër me përvojë, momentalisht janë dhe në vendin e parë. Duhet të japim më të mirën tonë që ndeshja të shkojë pozitivisht për ne, që të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm dhe jemi të motivuar vetëm për fitore.”

“Që nga dita e parë deri tani jemi duke ndërtuar Vllazninë, dhe kur shoh sesi punojnë lojtarët e mi jam krenar dhe them se do të jetë një ndeshje shumë e mirë. Në futboll gjërat janë shumë të afërta me njëra-tjetrën, ne humbën në fillim shumë mundësi të mira për të shënuar.”

“Jemi përgatitur për këtë ndeshje në anën sulmuese, në fizike dhe anë atë mentale, duhet të jemi një ekip nesër që duhet të jemi trima sepse Superiorja është një kampionat i vështirë dhe ta përballojmë në mënyrën më perfekt të mundshme.”

“Gurishta është një lojtar i rëndësishëm për ne, por dikush duhet ta zëvendësojë nesër dhe shpresoj që ai të përkushtohet në mënyrën më të mirë të mundshme që të japë dhe paraqitje sa më të mirë. Duhet të jemi të qartë në atë që duhet të bëjmë, duhet ta shijojmë futbollin.”

“Synimi është që të fitojmë çdo ndeshje dhe normalisht që është një ndihme e madhe për tifozët tanë që do të vijnë për të na mbështetur për të krijuar një atmosferë mjaft të mirë dhe pastaj puna jonë do të jetë në fushë në mënyrë që të jemi të përqendruar maksimalisht aty për të marrë fitoren ndaj Tiranës.”, ka deklaruar Thomas Brdariç./Oversport.tv