Brdaric: Laçin gjithmonë e marrim seriozisht, dua gjithë Shkodrën në stadium

Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë, ditën e sotme ka dalë para mediave dhe ka folur për situatën në ekipin shkodran dhe për sfidën e nesërme kundër Laçit në “Loro Boriçi” nga ora 19:45.

“Shpresoj të jetë kthesa jonë pas fitores me Kastriotin. Fillimisht dua të them diçka sa u takon tifozëve, sepse javën e shkuar pyesja veten pse ishin aq pak. I vlerësojmë tifozët dhe veçanërisht ata që vijnë në stadium, sado të jenë. Do ishte kënaqësi të ishin nesër të shumtë në stadium.

Kemi nisur këtë rrugëtim së bashku dhe ju duam në çdo hap tonin. E gjithë Shkodra duhet të jetë me ne. Do mundohemi të luajmë sa më mirë që ju të kënaqeni e të jeni sa më të shumtë për të parë lojërat tona dhe të jeni sa më të shumtë”.

“Dy fitore radhazi? Duam të vazhdojmë të jemi të suksesshëm, të kemi vazhdimësi. Duhet kuptuar që po bëhet një punë e madhe, sidomos lojtarët që po punojnë të arrijmë maksimumin”.

“Laçi? Çdo ndeshje e Superiores është e veçantë, kjo vlen edhe për Laçin. Mezi e presim këtë ndeshje. Nuk ka rëndësi nëse është një Laç më i fortë apo më i dobët nga ndeshja e fundit, Laçin gjithmonë e marrim seriozisht si ekip. Duhet të gjejmë mënyrë që të mbështesim njëri-tjetrin për ta mundur. I kemi mundur një herë dhe shpresojmë t’ia dalim sërish”.

“Humbja e Tiranës? Është një mesazh i mirë që të gjithë duhet të kenë kujdes, pasi çdo ekip mund çdo ekip. Detajet janë ato që bëjnë diferencën, duhet përqendrim. Të gjithë besojnë te mënyra e punës, pasi vetëm kështu vazhdohet përpara”.

“Të gjithë lojtarët janë gati për të luajtur. Është bërë punë e mirë nga stafi mjekësor dhe stafi teknik, që lojtarët të jenë gati për lojë. Djurdjevic është kthyer, sikurse edhe Da Silva. Kemi mundësi të bëjmë lëvizjet tona nga stoli, me lojtarë që bëjnë diferencën kur futen”.

“Për mua është e rëndësishme që të kemi besimin maksimal te forcat tona. Duhet të zbresim me dëshirën maksimale në fushë, nuk ka rëndësi si luan Laçi. Varet nga dëshira jonë për ta fituar, sa duhet për të marrë atë. Jemi të fortë mjaftueshëm”, tha Brdaric. / oversport.tv