Brdaric: Të zvogëlojmë diferencën me kreun, duam fitoren ndaj Dinamos

Në konferencën për shtyp, në prag të transfertës së nesërme ndaj Dinamos në “Elbasan Arena”, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric deklaroi se synimi i shkodranëve është të marrin një tjetër fitore që i afron më shumë me kreun.

Dinamo- “Do të jetë një ndeshje e veçantë. Të gjithë e shohin që Dinamo është në një moment jo të mirë, por për mua nuk ka rëndësi gjendja e kundërshtarit, pasi e di se çfarë janë të aftë të bëjnë ata me cilësitë që kanë. Ne duhet të jemi të gatshëm që të paraqitemi sa më mirë dhe të shkojmë për të marrë maksimumin”.

Objektivi – “Dinamo është një skuadër që ka lojtarë me shumë eksperiencë. Ndoshta fakti që ata pas kaq shumë muajsh nuk e kanë gjetur veten mund të krijojë një avantazh për ne. Por për ne mbetet ajo që thashë, nuk duhet të jemi të frikësuar për këtë përballje, duhet të shkojmë t’i shkaktojmë humbjen e radhës Dinamos dhe të marrim tre pikët në shtëpi”.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Kreu i renditjes- “Do kërkojmë që të zvogëlojmë diferencën me dy ekipet që janë para nesh në renditje. Tirana ka një ndeshje të vështirë me Teutën, ndërsa Kukësi do luajë ndaj Partizanit. Do përqendrohemi të bëjmë më të mirën ne vetë si Vllazni dhe më pas do të shohim rezultatet e ndeshjeve të tjera.

Do mundohemi të bëjmë maksimumin tonë. Këto ndeshjet e fundit kanë qenë të vështira, pasi kemi qenë me një lojtar më pak në dy prej tyre. Lojtarët kanë qenë disi të lodhur, por ne do mundohemi të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë”. / Oversport.tv