Brdaric: Vllaznia më e “uritur” se Partizani! Polemikat për biletat? Kërkoj ndjesë

“Dua t’i kërkoj falje tifozerisë së Vllaznisë për deklarata e mia në lidhje me rritjen e çmimeve të biletave. Nuk më takon mua të flas për rritjen apo jo, ishte një veprim i nxitur e për këtë gjë kërkoj falje”, tha Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, në prag të ndeshjes me Partizanin.

Më pas gjermani u ngacmua, duke u pyetur nëse rrezikon stolin nëse humbasin kundër Partizanit. Në mesjavë Vllaznia humbi në Kupë. “Ishim të ndërgjegjshëm për veprimin që bëmë ndaj Labërisë, pasi donim të luanim jo me formacionin e parë. Nuk kemi vetëm 11 lojtarë, kemi shumë lojtarë të uritur që duan të japin më të mirën e tyre.

Kemi nevojë për të gjithë skuadrën, që të jetë pjesë e kësaj skuadre. Duhet të futemi në fushë me mentalitetin për të fituar. Ishte një veprim i rrezikshëm që futa në fushë shumë lojtarë të rinj, por ishte e nevojshme për t’i dhënë pushim lojtarëve titullarë. Luajtëm ndeshjen e parë ndaj Labërisë, por kualifikimi është i hapur, pasi kemi edhe ndeshjen e dytë përpara.

Tani vëmendja jonë maksimale është te ndeshja e nesërme ndaj Partizanit. I kemi pothuajse të gjithë lojtarët dhe ata që do të futen në fushë e ata në stol do të jenë akoma më shumë të uritur se lojtarët e Partizanit për të marrë fitoren”.

“Jemi profesionist dhe e dimë që ka ulje-ngritje. Kemi një javë që përgatitemi nga ana psikologjike dhe fizike për t’u përballur ndaj Partizanit. Mendoj se skuadra është stabilizuar dhe është një sfidë e mirë që të luajmë të dielën në darkë dhe shikoj më shumë avantazhe në krahun tonë”.

“Kundërshtari? E dimë që Partizani do të jetë shumë i motivuar për të luajtur ndaj nesh, por ne jemi një ekip i fortë. Nesër do të jetë një ndeshje me shumë rivalitet, por ne do të bëjmë maksimumin tonë dhe duam t’i fusim në presion më mënyrën tonë dhe të dalim me një rezultat pozitiv”.

“Tifozwt? Jam shumë i afërt me tifozët e Vllaznisë dhe kam një ndjeshmëri të madhe për ta. E dimë që kur fitojmë çdo gjë shkon mirë dhe kur humbasim njerëzit zhgënjehen. Është mirë që kërkoj falje, pasi ishte e nxituar nga ana ime. Kur bëra komentin e picës javën e kaluar, nuk e dija që kishte kaq shumë diferenca. Jo çdo që them është e saktë e për këtë arsye kërkoj falje”.

“Titullarët? Jemi akoma në përgatitje për ndeshjen e nesërme, por mendoj se nuk do të ketë shumë ndryshime në formacion. Kemi mundësi zgjedhje dhe kush do që të luajë do të japë më shumë se maksimumi pasi Partizani është rival i madh dhe do të kërkojë më çdo kusht fitoren”. / oversport.tv