Bremer dhe Di Maria nga minuta e parë, formacionet zyrtare të Juventus-Sassuolo

Do të startojë sot në mbrëmje aventura e Juventusit në edicionin 2022-2023 të Serie A, një ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo. “Zonja e Vjetër” do të përballet me Sassuolon në ndeshjen që starton në orën 20:45.

Ndërkohë që në prag të kësaj sfide janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja ekipeve. Kështu, te Juventusi do të startojnë nga minuta e parë blerjet e reja Bremer dhe Di Maria.

FORMACIONET ZYRTARE

JUVENTUS (4-4-2): Perin; Danilo, Bremer, Bonuçi, Alex Sandro; Cuadrado, Zakaria, Locatelli, McKennie; Di Maria, Vlahovic.

SASSUOLO (4-3-3): Consigli; Muldur, Ayhan, Ferrari, Rogerio; Frattesi, Henrique, Thostvedt; Berardi, Defrel, Kyriakopoulos.