Bremer i shumëkërkuar, Torino refuzon 30 milion € nga Anglia

Gleison Bremer është një nga lojtarët më të kërkuar në Serie A. Torino ka marrë një ofertë nga Premier League për qendërmbrojtësin.

“Corriere Granata” shkruan se Newcastle ka ofruar për Bremer 30 milion euro për ta transferuar në kampionatin anglez që tani në janar.

Torino ka refuzuar dhe është pranë nënshkrimit të një kontratë të re deri më 30 qershor 2025, çka do ia rriste edhe më shumë çmimin.

Momentalisht për shërbimet e Bremer janë në garë klube të Serie A si Milani e Napoli, kurse në Angli e duan edhe Chelsea dhe Everton. / oversport.tv