Brighton “kockë e fortë” për Arsenalin, Leipzig likuidon modestët e Bochum

RB Leipzig bën detyrën në shtëpi kundër Bochum dhe fiton 3-0, ndërsa Arsenali ndalet në transfertë kundër Brighton pas tre fitoreve radhazi, e fundit në derbi kundër Tottenham.

Topçinjtë përballë kishin një nga ekipet më stabël në javët e para të Premier League dhe një pikë mund të konsiderohet pozitive, duke parë edhe lojën që bëri kundërshtari.

Në minutat e fundit Brighton kërkoi penallti, por arbitri me ndihmën e VAR nuk e dha. Tek Arsenali janë të shqetësuar për Saka, i cili la fushën e lojës i dëmtuar. Shpresohet që talenti i sulmit të mos ketë diçka serioze.

Për t’u rikthyer te gjermanët e Leipzig, ata e zgjidhën gjithçka në 8 minuta kundër Bochum. Silva e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 70-të, ndërsa më pas Nkunku realizoi edhe dy herë të tjera për 5 minuta dhe i dha 3 pikët “demave”. Leipzig gradualisht po u afrohet skuadrave në zonën “euro” në Bundesliga.

BUNDESLIGA & PREMIER LEAGUE
RB Leipzig-Bochum 3-0
Shënues:
Silva 70’, Nkunku 73’, 78’
Brighton-Arsenal 0-0

/ oversport.tv