Broja “10 me yll” në Hungari, ka festë kuqezi! Goleada të Anglisë dhe Polonisë

Shqipëri fantastike në Hungari! Kuqezinjtë i falen sërish sulmuesit Armando Broja, i cili nga stoli u dha fund halleve të djemve të drejtuar nga Edy Reja. Gjithccka e ndërtuar në perfeksion, por shumë vuajtje para portës.

Myrto Uzuni kishte dy mundësi të arta shënimi, por nuk ia doli dot. Më pas provuan edhe Trashi e Gjasula, pa sukses, ndërsa Reja e kishte ndarë mendjen ta ndryshonte sulmin. Manaj e Broja në fushë, me këtë të fundit që vallëzon në fushë dhe realizon golin me vlerën e tre pikëve.

Një triumf që na mban në vendin e dytë dhe ëndërrojmë fazën play-off për të tentuar Botërorin “katar 2022”. Finale me Poloninë, që sonte fitoi 5-0 ndaj San Marinos. Të njëjtën gjë bëri edhe Anglia, duke mposhtur Andorrën.

Hungari-Shqipëri 0-1
Shënues
: Armando Broja 80’

Andorra-Angli 0-5
Shënues:
Chilwell 17’, Saka 40’, Abraham 59’, Ward-Proëse 79’, Grealish 86’

Poloni-San Marino 5-0
Shënues:
Swiderski 10’, Brolli (aut.) 20’, Kedziora 50’, Buksa 84’, Piatek 91’

/ oversport.tv