Broja vendimtar në fitoren e Southampton, nota që ka marrë sulmuesi shqiptar

Armando Broja është shpallur lojtari i ndeshjes pas fitores 3-2 që Southampton arriti në transfertë në “London Stadium” përballë West Hamit në ditën e “Boxing Day”, në sondazhin që ka bërë klubi në faqen e tij zyrtare.

Broja nisi sfidën si titullar dhe ndonëse nuk arriti që të gjejë rrugën e rrjetës, la shenjën e tij në këtë fitore të çmuar të “shenjtorëve”, pasi ishte protagonisti i penalltisë së fituar nga skuadra e tij.

Sulmuesi shqiptar që po konfirmohet nga ndeshja në ndeshje si një nga elementët më të çmuar të Southampton ka marrë notën 7.97 në vlerësimin e BBC, notën më të lartë të gjithë takimit. / Oversport.tv