Broja vlen më shumë se Lukaku, talenti shqiptar do të mbushë arkat e Chelsea

Armando Broja po shkëlqen me skuadrën e Southamptonit këtë sezon, ku ka arritur të shënojë 9 gola në të gjitha kompeticionet në 27 ndeshje të luajtura.

Kartoni i sulmuesit shqiptar i përket Chelseat, që mund ta shesë në fund të sezonit aktual. Vlera e bomberit 20-vjeçar, sipas asaj që shkruan “Tuttomercatoweb” shkon rreth 70 milionë euro.

Broja aktualisht vlen më shumë se Romelu Lukaku, kartoni i të cilit pas paraqitjeve zhgënjyese të këtij viti ka rënë në 45-50 milionë euro.

Nëse duhet që të mbushin arkat, londinezët fitojnë shumë duke shitur talentin shqiptar, por mbetet për tu parë situata e klubit, që dje ka dalë në shitje. / Oversport.tv

Foto: Southampton FC Twitter