Brooklyn Nets janë ndalur sërish në NBA, pasi janë mposhtur në transfertë nga Portland Trail Blazers me rezultatin 114-108. Kevin Durant dhe Kyrie Irving nuk ia dolën dot të ndihmonin ekipin edhe pse të dy së bashku shënuan pothuajse gjysmat e pikëve (50 pikë).
Humbja e tretë radhazi për Utah Jazz që u mposht nga Detroit Pistons 126-116. Më shumë pikë shënoi Donovan Mitchell (31 pikë), por peshën më të madhe në këtë ndeshje e patën dy lojtarët e Detroit, Bey dhe Cunningham që shënuan nga 29 pikë secili.
Bie edhe Milwaukee Bucks në shtëpinë e Charlotte Hornets me rezultatin 103-99. Ndërkohë që New York Knicks kanë mundur në shtëpi 111-96 San Antonio Spurs.
Fitore edhe për Boston Celtics ndaj Indiana Pacers me rezultatin 101-98, ndërsa Philadelphia 76ers fitoi ndaj Houston Rockets 111-91. Vetëm 1 pikë më shumë mjaftoi për Cleveland Cavaliers për të mposhtur Sacramento Kings me rezultatin 109-108. /oversport.tv