Brooklyn Nets në rënie të lirë, rikthehen te fitorja Jazz dhe Grizzlies

Brooklyn Nets ka pësuar një humbje befasuese – e pesta radhazi – kundër Sacramento Kings, me rezultatin 101-112. James Harden ishte në një ditë jo dhe vetëm Nicolas Claxton me 23 pikë e 11 rebound nuk u bëri dot ballë vendasve, që bënë një ndeshje të mirë grup, me 7 basketbollistë që realizuan 10 pikë e lart.

Utah Jazz-Denver Nuggets ishte një nga ndeshjet që pritej me më shumë interes dhe përfundoi 108-104, me vendasit që u kthyen te fitorja pas katër humbjesh. Trent Forrest spikati për Jazz, me 18 pikë e 8 asiste, kurse te Nuggest Bryn Forbes me 26 pikë.

Memphis Grizzlies është rikthyer te fitorja, pasi mposhti 120-108 Neë York Knicks. Jaren Jackson Jr. (26 pikë, 1 asist, 10 rebound), Ja Morant (23 pikë, 9 asiste, 4 rebound) dhe Ziaire Williams (21 pikë, 3 asiste, 4 rebound) udhëhoqën Grizzlies drejt triumfit. Për Knicks ra në sy Evan Fournier me 30 pikë.

Fitore për Los Angeles Lakers, pas tre humbjesh radhazi. Ata mposhtën 99-94 Portland Trail Blazers. Pa LeBron James në parket, lideri ishte Anthony Davis me 30 pikë e 15 rebound, i mbështetur nga Carmelo Anthony me 24 pikë. 30 pikët e Norman Powel për Blazers shkuan dëm.

Dallas Mavericks ka pësuar humbjen e dytë radhazi, me rezultatin 114-120 kundër Oklahoma City Thunder. Ky duel pati nevojë për një shtesë që të vendosej fituesi. Luka Doncic (40 pikë, 10 asiste, 6 rebound) nuk mjaftoi për skuadrën nga Teksasi. City Thunder u kundërpërgjigj me Luguentz Dort (30 pikë, 3 asiste, 6 rebound) dhe Tre Mann (29 pikë). / oversport.tv