Brozovic në Instagram: Dëshira ime është që të qëndroj tek Interi

Dje Interi ka takuar babain dhe avokaten e Marcelo Brozovicit për të folur për rinovimin e kontratës mes palëve, ndërsa sot mesfushori kroat tregon se si e sheh të ardhmen e tij.

“Po, dëshira ime është që të qëndroj tek Interi”, është përgjigjja që Brozovic i ka kthyer pyetjes direkte të gazetarit Fabrizio Biasin, në një bisedë private në Instagram.

Duhet të punohet akoma për të ulur diferencën mes ofertës dhe kërkesës, por tifozët zikaltër e dinë se lojtari do të bëjë gjithçka për të qëndruar në Milano.

Në takim nuk është folur për shifrat, sepse do të jetë një tjetër takim, ai vendimtari ku do të hyjnë në lojë numrat.

Interi është i gatshëm ti ofrojë një rrogë prej 5.5 milion eurosh në vit, ndërsa lojtari kërkon të paktën 6 milion euro. / Oversport.tv