Brozovic firmos me Al Nassr, tashmë mungon vetëm zyrtarizimi

Gjithçka është mbyllur tashmë për transferimin e Marcelo Brozovic nga Interi tek Al Nassr. Me detajet e fundit të rregulluara, telenovela e gjatë e kësaj fillim vere përfundon! Kroati largohet nga Milano dhe fluturon për në Arabinë Saudite, ku do të fitojë rreth 100 milionë euro në tre vitet e ardhshme.

Për zikaltrit ndërkohë do të shkojnë 18 milionë për kartonin e lojtarit. Vizitat mjekësore janë kryer prej kohësh në Paris, ndërsa sot ka ardhur edhe firma në kontratë. Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar.

Pas 8 sezonesh e gjysmë përfundon kështu aventura e Brozovic te Interi. I ardhur në janar 2015 nga Dinamo e Zagrebit, mesfushori largohet me 330 ndeshje të luajtura, ku ka realizuar 31 gola dhe ka fituar 5 trofe. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter