Çështja e Brozovic për të kaluar tek Al-Nassr është ndërlikuar shumë dhe kjo ka bërë që Interi të ngadalësojë punën për Davide Frattesin. Ngadalësimi i zikaltërve për mesfushorin e Sassuolos, fusin tashmë Romën në garë fuqishëm.
Gjithashtu dhe Milani duket se ka hequr dorë për shërbimet me mesfushorit 24-vjeçar. Sipas “Sportmediaset”, Roma është në negociata të avancuara me Sassuolon për shitjen e lojtarëve të rinj, Cristian Volpato dhe Filippo Missori.
Qëllimi i verdhekuqve është të përfitojnë të paktën 10 milionë euro nga shitja e dy lojtarëve të rinj. Edhe pse presidenti i Sassuolos Carnevali kërkon të paktën 35 milionë euro për Frattesin, kryeqytetasit nuk do të ofrojnë më shumë se 30 të tilla. /oversport.tv
Foto: U.S. Sassuolo, Facebook