Brozovic merr kohë për rinovimin, babai dhe avokati sytë nga PSG

Inter ka nisur ofensivën e rinovimeve. Pas firmës me Lautaron dhe planifikimit të Barellas për të rinovuar dhe për të qenë kapiteni që nga sezoni i ardhshëm, në skuadrën zikaltër duket se do të hasin bllokadë nga ana e Marcelo Brozovic.

Babai dhe avokati i tij kanë marrë kohë përpara se të ulen në takim me drejtuesit e Interit. Për momentin, në skuadrën zikaltër janë shtatë lojtarë ende pa e zgjidhur të ardhmen e tyre.

Sipas Corriere dello Sport dhe Tuttosport, krahas Brozovic, për momentin Perisiç ka njoftuar drejtuesit se nuk do të rinovojë.

Handanovic, Cordaz, Vecino, Kolarov dhe Ranokia janë emrat për të cilët nuk dihet ende se si do të vijojë e ardhmja e tyre në raport me kampionët e Serisë A në fuqi./Oversport.tv