Bruce mendon tërheqjen: Te Newcastle nuk më donin që ditën e parë

Largimi nga pankina e Newcastle ka bërë teknikun Steve Bruce, që të mendojë t’i japë fund karrierës së tij si trajner. “Mendoj se mund të jetë eksperienca ime e fundit si trajner. Jam 60 vjeç. Kam një jetë të mirë dhe me shumë mundësi i kam dhënë fund karrierës si trajner.

Ndoshta deri në momentin kur do të marr një telefonatë nga një president, që më kërkon që të ndihmoj skuadrën e tij. Asnjëherë mos thuaj kurrë, këtë e kam mësuar”, ka thënë 60-vjeçari për “Telegraph”.

Trajneri ka folur edhe për eksperiencën e tij tek skuadra e Newcastle: “Kur erdha këtu mendoja se mund të menaxhoja të gjitha të papriturat që do të më dilnin rrugës, por ishte shumë, shumë e vështirë.

Kurrë nuk më kanë dashur me të vërtetë. Dëgjoja njerëzit që donin që unë të dështoja, lexoja njerëzit që shkruanin vazhdimisht që do të dështoja, që isha i pavlerë.

Një kokëqyp, taktikisht i paaftë apo shumë gjëra të tjera. Dhe kështu ka ndodhur që ditën e parë që u bashkova me Newcastle”, ka përfunduar ish-trajneri Steve Bruce. /Oversport.tv