Bruno Fernandes u ka kërkuar falje tifozëve për penalltinë e humbur në minutat shtesë në ndeshjen kundër Aston Villës, duke deklaruar se do të kthehet edhe më i fortë pas këtij gabimi.
Portugezi gaboi nga pika e bardhë, duke i hequr mundësinë Manchester United që të merrte të paktën një pikë në “Old Trafford” përballë Aston Villës.
“Askush më shumë se unë nuk e vuan penalltinë dhe pikët e humbura. Gjithmonë kam pranuar përgjegjësitë e mia dhe u kam dalë për zot edhe në momente të vështira si ky.
Sot Gabova. Por unë do të bëj një hap para dhe do të pranoj sfidën me të njëjtën ambicje dhe përgjegjësi si në rastet, që nuk janë të pakta, kur topi ka shkuar në rrjetë”-shkruan mes të tjerave në Twitter mesfushori portugez i “djajve të kuq”. / Oversport.tv
No excuses for my penalty miss today. I’m my biggest critic but as always I’ll use it to drive me forward. More than my disappointment though, the team’s loss today is the most important. I’ll be ready next time. pic.twitter.com/tTBgURne8B
— Bruno Fernandes (@B_Fernandes8) September 25, 2021