Gigi Buffon bëhet gati për të nisur sezonin e 28-të si futbollist dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalojë.
“Mund të tërhiqem në moshën 55-vjeçare. Kam luajtur 10 vite te Parma në jetën time të parë, pastaj 20 vite te Juventusi, një në Paris dhe tani po mbyll rrethin në Emilia. Nuk jam 100 vjeç.
Kam 10 vite që mendoj tërheqjen, por vazhdoj të luaj gjithmonë. Kam shumë eksperiencë, që më ka lejuar të njoh futbollin, por nuk jam 100% i sigurt nëse do të qëndroj në botën e futbollit. Ndoshta do të eksperimentoj diçka tjetër.
Po ju them pesë lojtarët italianë më të fortë me të cilët kam luajtur: Baggio, Totti, Del Piero, Pirlo dhe Cassano. Ndërsa 5 të huajt më të fortë janë: Thuram, Neymar, Mbappe, CR7 dhe Ibra”, ka thënë portieri i Parmës. / Oversport.tv
Foto: Parma Calcio 1913