Gigi Buffon, portieri aktual i Parmës, ka dhënë një intervistë të gjatë për “BeInSports” ku flet për të ardhmen e tij në botën e futbollit, pasi ky mund të jetë sezoni i fundit që zbret në fushën e blertë si lojtar.
“Të jem trajneri i një skuadre kombëtare më pëlqen më shumë se tekniku i një skuadre. Në çdo vend të botës, ndoshta në Australi”-ka thënë mbrojtësi ekstrem i Parmës, që vazhdon duke folur për të tashmen:
“Luaj sepse ndihem mirë. Ndihem akoma një portier i mirë dhe mendoj se jam akoma i vlefshëm për shokët e skuadrës. Prandaj zgjodha të kthehem në Parma, sepse e dija që do të sillja vlera dhe emocione.
Parma ishte zgjedhja më e mirë, për të vazhduar kontributin tim në nivel të lartë”-ka përfunduar ish-portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane, Gigi Buffon. /Oversport.tv