Buffon në formë! Ka edhe një këshillë për Chiellinin: Vazhdo të luash kështu

Gigi Buffon nuk ka ndërmend që të largohet nga fusha e blertë. I lumtur që ka pranuar sfidën e re me Parmën, ka akoma dëshirë që të bëjë diferencën në fushën e lojës:

“Nuk mendoj se kur do të tërhiqem dhe të jem i sinqertë kam një gjendje fizike dhe mendore shumë të mirë dhe kur zbres në fushë gjithçka shkon për mrekulli, ashtu si 10 apo 15 vite më parë”.

Për mikrofonat e “Prime Video”, portieri ka folur edhe për ish-shokun e skuadrës Giorgio Chiellini, që pavarësisht moshës është akoma një pikë referimi për mbrojtjen bardhezi:

“Është e vërtetë që vitet kalojnë, por kur e shoh në fushë, gjithmonë më lart se të tjerët, nuk e kuptoj se për çfarë arsye duhet të tërhiqet. Siç them gjithmonë: mësuesit e mirë dhe profesorët nuk duhet të dalin në pension”.

Buffon ka edhe 2 fjalë për Szczesny, pasardhësin e tij: “Ka 3 apo 4 vite që po bën shumë mirë, ku ka treguar se është një portier i besueshëm dhe kaq mjafton.

Në momentin që ndërpreva marrëdhënien time me Juventusin, zgjedhja e Szczesny ishte zgjedhja më e mira e mundshme në merkato”, ka përfunduar ish-portieri i Juventusit. / Oversport.tv