Bulku: Ndeshje të vështira, por duam të shkojmë në Europian  

Në prag të sfidës kundër Italisë, Skocisë dhe Irlandës së Veriut, ka folur trajneri i Kombëtares shqiptare U-17, Ervin Bulku. Trajneri foli mbi rëndësinë dhe vështirësinë që këto dy ndeshje kanë, por nuk e fshehu dëshirën për të qenë një nga ekipet e kualifikuara në kampionatin europian të kësaj grupëmoshe.

“Kemi dy lojtarë që janë dëmtuar javën e fundit. Pjesa tjetër pritet që të vij sot në darkë dhe grupi të jetë i plotë. Dy lojtarë të tjerë pritet të marrin pasaportën shqiptare që ti kemi të gatshëm”.

“Mendoj se këtë javë që do jemi këtu të grumbulluar do të bëjmë maksimumin, pasi e kemi formacionin e duhur për të gjithë kundërshtarët. Shpresoj që çunat të jenë në formë të mirë dhe të bëjnë më të mirën në ndeshjet që na presin në eleminatoret e europianit”.

“Unë dhe stafi dhe sektori i ekipeve kombëtare, kemi bërë zgjedhje gjatë gjithë vitit. Shpresoj të kemi marrë lojtarët më të mirë dhe që janë në formë. Duhet që të gjithë ta tregojnë këtë gjatë ndeshjes”.

“Nuk më pëlqen që të përmend emra të veçantë sepse për mua të gjithë janë të rëndësishëm dhe me vlera, përsa kohë janë pjesë e ekipit kombëtar. Shpresojmë të ecin në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e ekipit kombëtar A”.

“Është e vërtetë që kemi dy kundërshtarë të fortë si Italia dhe Skocia që kanë marrë pjesë në turin elitë të kësaj grupmoshe, por ne do bëjmë maksimumin për tu paraqitur sa më mirë dhe pse jo të jemi edhe ne në grupin e skuadrave që do të marrin pjesë në Europian”.

27 tetor Itali U-17-Shqipëri U-17
30 tetor Skoci U17-Shqipëri U-17
2 nëntor Irlanda e Veriut U-17-Shqipëri U17

/oversport.tv