Bullgaria dominon në peshën 61 kg, Marinov dhe Dimov nuk kanë rivalë

Bullgari Gabriel Marinov është kampion i Europës në stilin e shtytjes në peshën 61 kg, pasi ka arritur që të ngrejë 157 kg, duke lënë pas gjermanin Jon Luke Mau që ngriti 156 kg. Në vendin e tretë në podium në këtë disiplinë u rendit gjermani Simon Brandhuber që arriti të ngrejë 152 kg.

Renditja shtytje:

Gabriel Marinov 157 kg,

Jon Luke Mau 156 kg

Simon Brandhuber 152 kg

Në dygarësh ka qenë bullgari Ivan Dimov ai që është shpallur kampion i Europës, i ndjekur nga gjermani Simon Brandhuber dhe Marinov, që zuri vendin e tretë.

Shqiptari Mateus Caci ngriti 137 kilogramë në stilin e shtytjes dhe mbylli dygarëshin me 248 kilogram. /Oversport.tv