Buqëzesh Simone Inzaghi, Brozovic kandidat për të luajtur në derbi

Duket se pritjes së Marcelo Brozovic te Interi, po i vjen fundi. Mesfushori kroat, mund të jetë i disponueshëm për zikaltrit në derbin e Milanos të dielën, që do të transmetohet live në Oversport dhe platformën Tibo.

Në ndeshjen ndaj Atalantës ai nuk ishte akoma i gatshëm për të pasur minuta në fushën e lojës. Megjithatë, 30-vjeçari është një nga kandidatët për të luajtur nën urdhrat e Inzaghit për herë të parë që nga nëntori.

Në dilemë mbetet tekniku i zikaltërve i cili do të duhet të sakrifikojë njërin nga mesfushorët për të aktivizuar Brozovic. Mbetet për t’u parë se kush mes Calhanoglu, Barella dhe Mkhitaryan do t’ja hapë rrugën kroatit për të startuar. /oversport.tv