Napoli: Osimhen ka rënë moralisht, mund të humbasë Kupën e Afrikës

Victor Osimhen u operua pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Interit, por mbetet akoma për tu stabilizuar koha e rikuperimit, që mund të spostohet më shumë se 30-45 ditët që ishin parashikuar fillimisht.

Këtë frikë ka edhe vetë lojtari, siç shpjegon Oma Akatugba, anëtar i stafit të sulmuesit të Napolit: “Victor është shumë poshtë moralisht. Mezi pret që të zbresë në fushë dhe kur dëgjon se mund të qëndrojë larg fushës për dy muaj, bëhet shumë keq”.

“Nuk e di nëse De Laurentiis i ka shkruar, por di që kunati dhe menaxheri i tij Osita Okolo është kthyer në Napoli dhe do ti qëndrojë pranë Victorit. Jemi të shqetësuar për Kupën e Afrikës. Sepse mund ta humbasë këtë turne.

Kam folur me doktorin e Nigerisë dhe për shkak të kësaj frakture mund të mungojë në Kupën e Afrikës. Shumë njerëz janë trembur për këtë mungesë. Njerëzit luten në Nigeri që ta kenë për fazën e dytë të turneut. Nigeria dhe Napoli po luten për të”, ka përfunduar Akatugba. / Oversport.tv