Burreli – Apolonia ndajnë nga një pikë, Gjata i heq fitoren nga duart vendasve

Nuk ka fitues në sfidën mes Burrelit dhe Apolonisë e cila përfundoi në barazim me shifrat 1-1. Kjo përballje ishte e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë e Pare.

Pjesa e parë e këtij takimi pati raste shënimi nga të dyja kampet por asnjë nga ekipet nuk mundi të shënojë. Kjo pjesë e parë u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Janë vendasit ata që prishin ekuilibrat e sfidës me një gol nga ana e Stanës që çon shifrat në 1-0. Në përfundimin e takimit është sulmuesi i miqve Eljo Gjata që barazon rezultatin dhe i heq fitoren nga duart Burrelit.

Pas dy humbjeve rresht në kampionat, Apolonia arrin të marrë një pikë me vlerë sot që e largon disi nga zona e ftohtë e tabelës. /oversport.tv