Burreli qëndron në Kategorinë e Parë pasi mposht në finalen e “Play Out” Pogradecin me rezultatin 2-1. Skuadra e Dorjan Bubeqit përmbysi avantazhin provizor të pogradecarëve të cilët realizuan me Cirkovic, ndërsa për matjanët realizuan Donald Kurbneshi dhe Braziliani da Silva.
Ndeshja nis mirë për Pogradecin që ka mundësinë e artë të kalojë në avantazh më Shytin. Ky i fundit gabon nga pika e bardhë e penalltisë pasi nuk mposht dot Çilin që bën një pritje të bukur.
Megjithatë, pak minuta më vonë, është Cirkovic që kalon në avantazh Pogradecin dhe e mbyll pjesën e parë në avantazhin minimal 1-0. Në pjesën e dytë, historia ndryshon.
Fillimisht është Donald Kurbneshi që çon topin në rrjetë falë një 11-metërsh dhe vendos gjithçka në baraspeshë. Matjanët më pas përmbysin rezultatin me me një gol fantastik të brazilianit Da Silva që i çon shifrat në 2-1. Ky gol vulos edhe rezultatin final të takimit dhe i siguron Burrelit qëndrimin në Kategorinë e Parë, ndërsa Pogradeci nga ana tjetër duhet të vazhdojë të konkurrojë në Kategorinë e Dytë. /oversport.tv