Alban Bushi shpall listën kuqezi, Asllani dhe Gjini prurjet nga Serie A

Trajneri i kombëtares shpresa të Shqipërisë, Alban Bushi ka bërë publike listën e lojtarëve që ka grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian, që skuadra do të luajë këtë muaj.

Shqipëria U21 do të luajë dy ndeshjet e radhës kualifikuese në shtëpi, në 7 tetor kundër Andorrës dhe në 11 tetor përballë Sllovenisë.

Shqipëria gjendet në grupin G së bashku me Çekinë, Anglinë, Slloveninë, Kosovën dhe Andorrën. Pas dy ndeshjeve të luajtura djemtë e Bushit e shohin veten në vendin e katërt në renditje, në kuotën e 3 pikëve.

Ja dhe lista e plotë e lojtarëve:

Portierë: Arlis Shala, Vokli Laroshi, Angelo Tafas

Mbrojtës: Albion Marku, Adolf Selmani, Elmando Gjini, Marsel Ismajlgeci, Jorgo Pëllumbi, Ergi Goga, Ramen Çepele, Kosta Vangjeli

Mesfushorë: Angelo Ndrecka, Armando Dobra, Mario Mitaj, Kristjan Asllani, Erald Lakti, Jurgen Çelhaka, Bernard Karrica

Sulmues: Ergys Peposhi, Fatmir Prenga, Ernest Muçi, Dijar Nikqi, Eldis Kraja, Mehdi Çoba, Tedi Cara