Buzëqesh Ancelotti, rikuperon dy yjet për sfidën me Barcelonën

Carlo Ancelotti mund të buzëqeshë në prag të supersfidës ndaj Barcelonës. Tekniku italian ka pasur disa dëmtime në ekip, në ndeshjen kundër Shakhtar që mund të rikthehen në El Clasico.

I pari është Eden Hazard. Sulmuesi ka munguar në ndeshjet e fundit që Real Madrid ka luajtur për shkak të një dëmtimi me kombëtaren e Belgjikës. I dyti është mbrojtësi i krahut, Dani Carvajal.

Kështu, Carlo Ancelotti mund të ketë në dispozicion dy lojtarë më shumë në ndeshjen kundër Barcelonës që do të luhet të dielën në Camp Nou. Ndërkohë, Isco dhe Jovic vazhdojnë ende të stërviten në mënyrë individuale dhe pritet të mungojnë në këtë sfidë. /oversport.tv