Buzëqesh Barcelona, Aguero gati të debutojë në takimin e radhës

Barcelona më në fund mund të buzeqeshi. Ekipi i Koeman nuk ka patur në dispozicion për asnjë ndeshje këtë sezon sulmuesin e afruar në merkaton verore Sergio Aguero.

Megjithatë argjentinasi e ka lënë pas dëmitimin që e mbajti larg fushave për disa muaj dhe është gati të rikthehet në fushën e gjelbërt. Sipas mediave vendase Koeman mund ta ketë Agueron në dispozicion që në ndeshjen e 17 tetorit kundër Valencias.

Kështu, Aguero më në fund është në gjendje të debutojë me ekipin blaugrana, me shpresën se gjërat tani te Barcelona do të kenë një përmirësim. /oversport.tv