Buzëqesh Brdaric, rikuperohen dy përforcimet e merkatos së verës

 Vllaznia po plotëson radhët, pasi dy prej lojtarëve që ishin në infermieri janë rikuperuar. Njëri është mbrojtësi Darko Bulatovic.

Mbrojtësi malazez u dëmtua në prag të nisjes së kampionatit dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje deri më tani.

Anësori i majtë është gati tani, pasi është bashkuar me grupin e futbollistëve dhe po stërvitet normalisht.

Nën urdhra trajneri Thomas Brdaric tani ka edhe sulmuesin brazilian Kaina. Shtatlarti, i cili e nisi me gol kundër Laçit, e ka kaluar dëmtimin.

24-vjeçari do të jetë një alternativë për sulmin dhe sigurisht konkurrenca për një vend në formacion me Aralica do të sjellë vetëm të mira. / oversport.tv