Buzëqesh Diego Longo, rikthehen tre të pezulluarit ndaj Partizanit

Kukësi pret të martën Partizanin dhe synon të marrë tre pikët dhe të rikthehet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.

Trajneri Diego Longo i gëzohet rikthimeve. Italiani do të ketë tre lojtarë në dispozicion, pasi e kanë shlyer pezullimin prej kartonëve të verdhë.

Bruno Lulaj, Vitor Feijao dhe Shqipërim Taipi do të jenë të gatshëm për teknikun italian, që ka nevojë për ta në një ndeshje të rëndësishme si kjo kundër “Demave”. / oversport.tv