Buzëqesh Edi Reja, Italia humbet tre lojtarë të rëndësishëm kundër Shqipërisë

Një lajm i mirë vjen për Edoardo Rejan dhe Kombëtaren shqipëtare në prag të miqësores me Italinë me 16 nëntor në “Air Albania”. Mancini humbet tre lojtarë për miqësoret përballë Shqipërisë dhe Austrisë.

Bëhet fjalë për Scamacca, Frattesi dhe Bryan Cristante. Ky i fundit nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit për shkak të dëmtimit në përballjen Roma-Napoli. Cristante pësoi një lëndim dhë është i detyrar të operohet në dorën e tij të majtë. Në vend të këtyre të treve, Mancini nuk ka thërritur 3 zëvendësues të tjerë.

Me mungesën e këtyre të treve, numri i lojtarëve në dispozicion të Mancinit bie në 28. Të padisponueshëm do të jenë Rafael Toloi dhe Emerson Palmieri, por këta të fundit do të zëvendësohen. Në vendin e tyre janë thirrur Andrea Pinamonti dhe Fabiano Parisi i Empolit. /oversport.tv