Buzëqesh Inter, Lautaro Martinez i gatshëm për supersfidën e Torinos

Buzëqesh Inter. Lautaro Martinez do të jetë i gatshëm për përballjen e fundjavës në Torino ndaj Juventusit. Pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, përpara nisjes drejt Argjentinës për grumbullimin me kombëtaren, sulmuesi zikaltër është negativizuar.

Një lajm fantastik për Simone Inzaghin, i cili e ka pasur menjëherë lojtarin në dispozicion në qendrën stërvitore, ku edhe kanë nisur përgatitjet për sfidën ndaj Juventusit.

Lautaro humbi ndeshjen që Argjentina fitoi 3-0 ndaj Venezuelës dhe përballjen tjetër ndaj Ekuadorit.

Sulmuesi humbi mundësinë për të qenë në kombëtare për shkak të virusit, por në anën tjetër, pati mundësinë që të pushonte disa ditë dhe tanimë, do të jetë me fokus maksimal në përballjen e të dielës, më 3 prill në “Allianz” Stadium ndaj Juventusit. / Oversport.tv