Lajme të mira kanë ardhur për Simone Inzaghin në prag të ndeshjes kundër Real Madridit. Pas hidhërimit për humbjen e këtij viti kalendarik për shkak dëmtimi nga Joaquin Correa, duket se një tjetër lojtar i rëndësishëm është kthyer në grup.
Bëhet fjalë për Stefan De Vrij që ka munguar në sfidat e fundit. Holandezi është rikthyer të stërvitet me grupin dhe duket i gatshëm për të luajtur sfidën e nesërme ndaj Realit.
Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u vlerësuar në orët në vijim. Edhe pse lojtari po stërvitet rregullisht, ende nuk dihet nëse i ka 90 minuta në këmbë ose jo. Për të zbuluar vendimin e Inzaghit pritet sfida e nesërme. /oversport.tv