Buzëqesh Italia, në Play Off nuk llogariten kartonët e verdhë që janë marrë më parë

Duke pranuar kërkesën e bërë nga UEFA, FIFA ka vendosur që të mos llogariten për ndeshjet e Play Off-it të Kupës së Botës, Katar 2022, kartonët e verdhë që lojtarët kanë marrë në ndeshjet e mëparshme.

Një lajm shumë i mirë për Italinë, që në 24 mars në Palermo do të luajë përballë Maqedonisë së Veriut ndeshjen e parë dhe në rast fitoreje do të ndeshet në finale me Turqinë ose Portugalinë në 29 mars.

Skuadra “axurre” kishte plot 10 lojtarë që kishin nga një karton të verdhë (Barella, Bernardeschi, Chiellini, Chiesa, Donnarumma, Insigne, Pellegrini, Pessina dhe Tonali) dhe tashmë këta lojtarë nuk rrezikojnë skualifikimin nëse ndëshkohen me karton të verdhë në ndeshjen e radhës. / Oversport.tv