Mesfushori i Milanit, Franc Kessie, është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit dhe do jetë gati për ndeshjen kundër Lazios.
Kuqezinjtë në dy sfidat e para kanë qenë pa shërbimet e Zlatan Ibrahimovic dhe mesfushorit afrikan, por tashmë trajneri Stefano Pioli mund të mbështetet te të dy lojtarët.
Mungesë e rëndësishme për Milanin do jetë ajo e Olivier Giroud, me francezin që ka rezultuar pozitiv me Covid. Kessie dhe Ibrahimovic kanë hedhur prapa krahëve dëmtimet dhe janë sërvitur me grupin dhe besohet se do jenë gati për ndeshjen e rradhës.
“Gazzetta Dello Sport” raporton se Kessie është gjithashtu në bisedime për rinovimin e kontratës me kuqezinjtë. / oversport.tv