Buzëqesh Milani, Reali nuk ka në plan të rinovojë me Marco Asensio

Lajme të reja vijnë nga Spanja në lidhje me të ardhmen e Marco Asensios. Sipas asaj që shkruan “Cadena COPE”, lojtari që ka edhe një vit kontratë me Realin e Madridit ka marrë një mesazh të qartë nga drejtuesit e klubit.

Reali nuk ka ndërmend ti rinovojë kontratën, prandaj gjatë merkatos së verës duhet të gjejë një tjetër klub, ku të vazhdojë karrierën e tij.

Ky lajm gëzon pa masë Milanin, që ka kohë që është vënë në ndjekje të spanjollit, por kuqezinjtë duhet të ruhen edhe nga konkurrenca e Liverpool, që gjithashtu pëlqen sulmuesin. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. , Facebook