Buzëqesh Mourinho, stërviten me grupin Pellegrini dhe Kumbulla

Dy lajme të mira për José Mourinhon në prag të rifillimit të kampionatit italian ku skuadra e tij do të luajë të dielën sfidën e radhës kundër Genoas.

Në stërvitjen e ditës së sotme Lorenzo Pellegrini dhe Marash Kumbulla janë bashkuar me grupin dhe janë stërvitur me të. Kapiteni i Romës është më mirë, pasi shqetësimi në gju duket se po shërohet dhe sot ka punuar bashkë me shokët e skuadrës.

Po ashtu edhe qendërmbrojtësi shqiptar, që me kombëtaren ndjeu një lodhje muskulore. Të dy lojtarët do të jenë në dispozicion të teknikut portugez për ndeshjen e së dielës kundër Genoas.

Më shumë mundësi të dy lojtarët do ta luajnë si titullarë në transfertën e “Marassit”, ku Mourinho pritet të hedhë në fushë një formacion të ngjashëm me atë që luajti kundër Venezias në ndeshjen e fundit në Serie A. / Oversport.tv