Lajme të mira për Milanin dhe për Stefano Piolin. Tekniku italian do të ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës mbrojtësin anglez, Fikayo Tomori.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare. Në të thuhej se Tomori është rikuperuar nga Covid-19 dhe do të jetë i gatshëm për Piolin.
Një rikthim i rëndësishëm ky për Milanin duke parë edhe mungesat e shumta në mbrojte. Dëmtimi i Kjaer dhe mungesat e Tomorit dhe Romagnolit, detyruan Piolit të improvizonte në qendrën e mbrojtjes. /oversport.tv
Official Statement: @fikayotomori_ ➡ https://t.co/37r37EIExW
Comunicato Ufficiale: Fikayo Tomori ➡ https://t.co/6YT8WbrwWw#SempreMilan pic.twitter.com/yuLBIidI8o
— AC Milan (@acmilan) January 11, 2022