Dëmtim i lehtë për Zaniolon, mesfushori i gatshëm për sfidën me Napolin

Pas humbjes së hidhur që pësoi përballë Juventusit, Roma kishte frikë se mos merrte një tjetër lajm të keq një ditë më pas. Por, për fat të mirë, vijnë lajme të mira në lidhje me dëmtimin e Nicolò Zaniolos.

Mesfushori verdhekuq bëri një rezonancë magnetike, e cila ka përjashtuar mundësinë e një dëmtimi të rëndë në gjurin e majtë. Numri 22 i skuadrës së drejtuar nga Mourinho, mund të rikthehet në dispozicion të teknikut portugez që këtë të dielë në sfidën që Roma do të luajë kundër kryesuesve të Napolit.

Gjithsesi në ditët në vazhdim, Zaniolo do të monitorohet vazhdimisht për të kuptuar masën e vërtetë të dëmtimit.

Lojtari u detyrua që të lërë fushën e blertë të “Allianz” në minutën e 26-të të pjesës së parë, duke u zëvendësuar nga El Shaarawy, për shkak të një dhimbjeje në gjurin, që kishte operuar pak më shumë se një vit më parë. / Oversport.tv