Buzëqesh Roma, gati të marrë mesfushorin e shumëkërkuar me gjysmë çmimi

Denis Zakaria ka vendosur të mos rinovojë me Borussia Mönchengladbachun. Me skadimin e kontratës së tij me klubin gjerman, mesfushori zviceran ka të ngjarë të ndryshojë ambientin që në janar. Diçka e tillë e ka lumturuar ekipin e Romës sepse Zakaria është objektivi kryesor për mesfushën e Mourinhos.

Ajo që lumturon akoma edhe më shumë ekipin nga kryeqyteti italian është se në janar ata do të mund ta marrin me më pak se 10 milion euro, ndryshe nga 20 milionë që përflitej në fillim.

Kështu, dëshira e Mourinho mund të bëhet realitet që në janar pas krisjes që Zakaria pati me klubin gjerman. Mesfushori i datëlindjes 1996 pritet në Romë pas dështimit të tratativave me lojtarët e tjerë që klubi po negocionte. /oversport.tv