Buzëqeshin te Chelsea, rikuperohet një mesfushor i rëndësishëm

Graham Potter ka marrë lajme të mira nga infermieria e Chelsea kohët e fundit. Trajneri i “Bluve të Londrës” do të ketë  në dispozicion mesfushorin francez N’Golo Kante.

Ky i fundit është rikuperuar nga dëmtimi që po e mbante larg fushave. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Chelsea me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ku ka konfirmuar se Kante është rikthyer të stërvitet rregullisht me grupin.

Kante u dëmtua në javën e dytë të Premier League në kofshë, dhe që prej datën 14 gusht nuk ka qenë në dispozicion të trajnerit. Ai pritet të jetë i gatshëm që në sfidën e radhës në Premier League. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook