Buzëqeshin te Shqipëria, Hungarisë i dëmtohet titullari i rëndësishëm

Hungaria ka humbur një prej titullarëve kryesorë në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë dhe Anglisë.

Attila Fiola, mbrojtësi i MOL Feverhar në kampionatin hungarez, është dëmtuar dhe ka lënë grumbullimin.

Federata Hungareze e Futbollit e ka njoftuar diçka të tillë dhe trajneri Marco Rossi duhet t’i bëjë llogaritë pa Fiola.

Mbrojtësi i kishte luajtur të plota 5 ndeshjet kualifikueset të Botërorit “Katar 2022”. Ai është ndalur tani dhe nesër kundër Shqipërisë do të jetë në tribunë. / oversport.tv