Buzëqeshje pas stuhisë për Piolin, Maignan mund të jetë gati për Champions

Lajme të mira vijnë për Milanin në këto ditë të errëta për ta. Rikuperimi i gardianit francez, Mike Maignan po ecën mjaft mirë , i cili iu nënshtrua testeve të reja mjekësore gjatë ditës.

Kontrolli i 26-vjeçarit ditën e sotme, vuri në dukje një evolucion të kënaqshëm në procesin e tij të rikuperimit. Shpresa për teknikun Stefano Pioli, është ta ketë Maignan të disponueshëm në përballjen kundër Tottenham në Champions League.

Portieri francez do të vazhdojë me punën përgatitore për rikthimin e tij në fushë sa më shpejt. Ndeshja e fundit që Maignan luajti për Milanin, ishte më 18 shtator përballë kryesuesve të Napolit. /oversport.tv